Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, zhvilloi një takim pune me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, me bashkëpunëtorë.
Në fokus të takimit të sotëm të Malokut me Szunyog, ishte diskutimi për intensifikimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes të sistemit prokurorial dhe mekanizmave të Zyrës së BE-së në Kosovë lidhur me zbatimin e sundimit të ligjit dhe angazhimet e tjera me interes të përbashkët.
Me këtë rast, Kryesuesi Maloku informoi nga afër Ambasadorin Szunyog për zhvillimin e aktiviteteve që po bëhen për realizimin e obligimeve që dalin në procesin e reformës së sistemit të drejtësisë në Kosovë, të cilat kanë të bëjnë, përveç të tjerave, me fuqizimin e transparencës publike, efektivitetin, efikasitetin dhe llogaridhënien gjatë procesit të punës. Ai, tha se, në mënyrë të veçantë, sistemi prokurorial është duke u angazhuar edhe për realizimin e obligimeve që dalin në rrugën e integrimeve evropiane.
Po në këtë kontekst, shefi e BE-së në Kosovë, duke falënderuar për pritjen, theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Zyrës së BE-së në Kosovë për të ofruar ndihmën e nevojshme drejt fuqizimit të mëtejshëm të sundimit të ligjit në Kosovë
Në takim të dy bashkëbiseduesit shprehën vlerësimin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen. /2LONLINE/