Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim ekspertët ligjorë të projektit të GIZ-it për mbështetje për proceset e reformës së integrimit të Kosovës në BE.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për hartimin e dy manualeve të specializuara që do të shërbejnë si udhërrëfyes të detajuar dhe të qasshëm për profesionistët në fushën e gjyqësorit dhe prokurorisë.
Me këtë rast, Kryesuesi Maloku, tha se mirëpret hartimin e këtyre manualeve që ofrojnë skenarë për çështje të ndryshme ligjore dhe të përshtatshëm për të ndihmuar në trajtimin e çështjeve që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale.
Nga ana tjetër, eksperti ligjor i Projektit të GIZ-it, theksoi se manualet sigurojnë një bazë të fortë referimi për gjyqtarët dhe prokurorët për të ndihmuar në vendimmarrjen e përgjegjshme dhe për të garantuar që përpunimi i të dhënave personale në proceset gjyqësore dhe prokuroriale të jetë në përputhje të plotë me ligjet aktuale dhe standardet më të larta etike dhe profesionale.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që t’i identifikojmë dhe analizojmë sfidat me të cilat përballet sistemi prokurorial në menaxhimin e të dhënave personale dhe përdorimin e teknologjisë dhe për hartimin e këtyre dy manualeve të rëndësishëm do të formohen grupet punuese institucioneve përkatëse. /2LONLINE/