”Pata kënaqësinë e veçantë të zhvillojmë një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, shkëlqësinë e tij z. Bajram Begaj. Me presidentin Begaj diskutuam për shumë tema, me theks të veçantë, organizimin e vizitës së tij në Gjilan ku edhe është shpallur qytetar nderi”, ka shkruar në profilin e tij, Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Ja postimi i tij i plotë:
Pata kënaqësinë e veqantë të zhvillojmë një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, shkëlqësinë e tij z. Bajram Begaj.
Me presidentin Begaj diskutuam për shumë tema, me theks të veqantë, organizimin e vizitës së tij në Gjilan ku edhe është shpallur qytetar nderi.
Unë kam propozuar për qytetar nderi të Gjilanit Presidentin e Republikës së Shqipërisë, shkëlqësinë e tij z. Bajram Begajn, me motivacionin për kontributin e tij të dhënë për çlirimin e atdheut tonë.