Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, ka pritur në takim U. D. të Kryetarit të Sindikatës së Judikaturës të Kosovës, Bahri Jashari, si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj sindikate.
Ky takim, përveçse ishte njohës me Kryesuesin e ri të KPK-së, Jetish Maloku, njëkohësisht kishte për qëllim diskutimin e nevojave dhe prioriteteve që kanë të bëjnë me zbatimin ligjor të statusit të punëtorëve të administratës së Këshillit dhe prokurorive të vendit.
Nga ana e përfaqësuesve të Sindikatës së Judikaturës së Kosovës janë adresuar një sërë kërkesash, siç janë: realizimi i statusit të veçantë ligjor të punëtorëve të administratës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe zbatimi i çështjeve që kanë të bëjnë me barazinë e pushteteve, të cilin i përmend shprehimisht edhe Gjykata Kushtetuese, trajtimi adekuat financiar, përfshirja e sindikatës në proceset e reformës së administratës dhe plotësimi i kapaciteteve të nevojshme për punë.
Në këtë kontekst, Kryesuesi Maloku, ka thënë se nuk do të mungojnë përpjekjet e tij maksimale për të mbështetur kërkesat e administratës, në mënyrë që ajo të jetë funksionale dhe sa më stabile, si dhe të ketë performansë pozitive. /2LONLINE.com/