Disa nga anëtarët e kryesisë dhe këshilltarët e PDSH –së në Kuvendin Komunal në Preshevë kanë lëshuar një deklaratë që kundërshtojmë ashpër sjelljen e individëve të caktuar të cilët kanë krijuar situata të cilat nuk i bëjnë nder Partisë Demokratike Shqiptare dhe nuk kontribuojnë në rrjedhat e proceseve demokratike të cilat janë duke u zhvilluar në parti dhe me të cilat e dëmtojnë rënd imazhin e krijuar ndër vite nga gjenerata dhe aktivist të shumtë.
Kjo deklaratë vjen si pasojë e situatës së krijuar në nëndegën e PDSH-së në Rahovicë, ku një grup individësh të papërgjegjshëm, kanë penguar mbajtjen e zgjedhjeve për kuvendin zgjedhorë të partisë.
Këta anëtarë kërkojmë që menjëherë të ndërpritet procesi zgjedhorë, deri në krijimin e kushteve për zgjedhje transparente demokratike dhe të pranueshme nga të gjithë, shkruan Titulli.com.