/2L ONLINE/ – Pas deklaratës së kryesisë së AKR-së së Gjilanit se kishte shkarkuar Kujtim Shahiqin nga pozita e nënkryetarit dhe anëtarit të kryesisë, erdhi më pas reagimi i Shahiqit i cili ka deklaruar se vazhdon të jetë nënkryetar dhe se ngrihet vendimi i kryesisë për shkarkim pasi siç ka thënë ai, ndër tjerash, “pas takimit që kishim me përfaqësuesit nga qendra jemi marr vesh që të hënën do të rishqyrtohet vendimi i marrë pasi që presidenti Behgjet Pacolli është jashtë vendit. Deri atëherë ngrihet vendimi i marr nga kryesia e degës”. Por, tani sërish vije reagim i kryesisë së AKR-së nënshkruar nga Ismet Hajdini, kryetar, sipas të cilit reagim, Shahiqi ka dezinformuar sepse ai është i shkarkuar dhe se nuk është më nënkryetar i Degës së AKR-së në Gjilan.
Lexo edhe:
Shahiqi: Mbetem nënkryetar, vendimi i kryesisë për shkarkimin tim ngrihet!
Kujtim Shahiqi veç pesë ditë nënkryetar i AKR-së, shkarkohet nga kryesia!
Ndërsa, ja më poshtë japim reagimin e plotë e bërë në emër të Kryesisë së Degës së AKR-së në Gjilan:
Ngrirja e Vendimit të Kryesisë së Degës së AKR-së në Gjilan për shkarkimin e tij nga posti i Nënkryetarit është vetëm në kokën dhe mendjen e tij.
E lexuam deklaratën e Kujtim Shahiqit në të cilën fund e krye ka të pavërteta e me qëllim të informimit të drejtë të lexuesve tuaj, Kryesia e Degës së AKR-së në Gjilan jep këtë sqarim:
1. Askush nga Qendra nuk na ka dhënë as më të voglën vërejtje në Vendimin të cilin e kemi marrë për shkarkimin e Kujtim Shahiqit nga posti I Nënkryetarit dhe anëtarit të Kryesisë
2. Me kë ka kontaktuar ai privatisht në Qendër, mbetet çështje e tij
3. Dhe prapë është çështje e vet Kujtim Shahiqit se si paturpshëm, njëanshëm dhe me të pavërteta e dezinformon opinionin.
Ai nuk ka kontribu në formimin e asnjë Nëndege e lere më të sjell ndonjë individ në Parti.
Kur thirret për suksesin e gruas së tij në Forumin e Gruas të gjithë e dinë se kontributi i saj është shumë minimal sepse aty kontributi më i madh është i Grupit Punues dhe i Kryetareve të Nëndegëve.
4. Marrëveshjes siç e quan ai “xhentëlmenësh” për tërheqjen e gruas së tij nga Kryetarja e FG të AKR-së dhe që ky të mbetet Nënkryetar i Kryesisë e krejt kjo me qëllim që t’i ikim familjarizimit dhe nepotizmit në parti ai nuk iu ka përmbajt.
Po të realizohej kjo Marrëveshje të cilën e ka pranuar edhe ai vet para të gjitha strukturave të Degës, nuk do të vinte te shkarkimi i tij.
Skajshmërisht ka bëre obstruksione të nivelit më të ulët.
5. Nuk është e vërtetë që Ismet Hajdini Kryetar i Degës ka pas dëshire të madhe të bëhet Kryetar siç thotë Kujtimi, por e kundërta dëshira e madhe e Kujtimit që pas zgjedhjes së gruas së tij Ymrane Shahiqit Kryetare e FG të AKR-së në Gjilan, Kujtimi ka pas dëshirë të madhe që të merr edhe postin e Kryetarit të Degës së AKR-së ose postin e Nënkryetarit të Degës dhe kështu familjarisht me bashkëshorten e tij të kap në dorë Degën e AKR-së në Gjilan .
6. Paturpshëm me intriga, mashtrime, rrena e obstruksione të tjera ka manipulua Kryesinë e Degës dhe Qendrën në Prishtinë.
Ne anëtarët e Kryesisë së Degës së AKR-së në Gjilan të cilët kemi qenë unik në marrjen e Vendimit për shkarkimin e Kujtim Shahiqit nga posti i Nënkryetarit nuk e besojmë që Presidenti ynë do te humb kohe për t’u marrë me një person te tillë.
Sepse Vendimin e Kryesisë e kanë përkrahur njëzerit: Anëtarët e Kryesisë,të gjithë Kryetarët e 20 Nëndegëve, Komplet Forumi Rinor dhe pjesa absolute shumicë e Forumit të Gruas.
Tani ndihemi edhe më të forte qe t’i përballojmë të gjitha sfidat dhe pengesat në realizimin e qëllimeve për fitoren e AKR-së në Gjilan.
Rritja dhe fuqizimi i AKR-së në Gjilan dikujt po i pengon!
AKR GJILAN
Kryetari
Ismet Hajdini
fotoilustrim nga Kuvendi Zgjedhor i AKR-së