Kryesia e AAK-së në Gjilan me dhjetë nënkryetarë!

Kryesia e AAK-së në Gjilan me dhjetë nënkryetarë!

Derisa kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është vënë në thumb të kritikave për numër të madh të zëvendësministrave, subjekti i tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), si duket e kopjon liderin edhe kur është në pyetje organizimi përbrenda subjektit politik, te pozita e nënkryetarit në kryesi të degës, siç është rasti me Gjilanin.

Këto ditë, AAK-ja në Gjilan ka zgjedhur kryesinë e re të degës dhe ajo që bie në sy është zgjedhja e dhjetë nënkryetarëve, në mesin e 49 anëtarëve sa ka tani kjo kryesia e AAK-së, dega e Gjilanit.

e sponzorizuar

LEXO EDHE: AAK: Kryesia e re e zgjedhur sot, premtuese për një Gjilan modern

Portali 2LONLINE ka siguruar listën e kryesisë së re të AAK-së në Gjilan ,e cila është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i degës, Ardian Azemi, e ku ndër tjerash janë emrat edhe të dhjetë nënkryetarëve.

I pyetur për numrin e madh edhe të numrit të përgjithshëm të kryesisë, por edhe të nënkryetarëve, zëdhënësi i degës, Ardian Azemi ka thënë për Portalin 2LONLINE, se e vlerëson që nuk ka dëme nga bollëku, pasi sipas tij, AAK-ja në Gjilan ka shtrirje funksionale në gjithë komunën e Gjilanit, dhe kësisoj janë munduar të kenë përfshirje nga të gjitha pjesët, respektivisht nëndegët.

Azemi ka thënë se si subjekt, kanë rritë dinamikën e punës dhe të organizimit të degës në Gjilan dhe kanë vlerësuar se zgjedhja e një numri të caktuar nënkryetarësh dhe anëtarësh të kryesisë, nënkupton edhe marrje të përgjegjësive për punë serioze dhe angazhime shtesë.

“Nuk është çështje sindromash këtu, por është një punë e menduar gjatë, kujdesshëm dhe mirë. Detyrat dhe përgjegjësitë në AAK, janë të decentralizuara, që nënkupton se degët e kanë autonominë e veprimit, marrjes së përgjegjësive dhe organizimit të tyre, pa u ndikua dhe pa pasur ndonjë ndërhyrje ose direktiva nga lartë, do me thënë nga niveli nacional”, ka thënë zëdhënësi Azemi.

Përndryshe ja kryesia e re e AAK-së në Gjilan.

Rexhep Kadriu, kryetar

Nënkryetarët:
1. Nazim Gagica
2. Arta Haziri – Nuhiu
3. Xhevat Demiri
4. Selami Xhemajli
5. Agim Zuzaku
6. Ajtene Shahiqi
7. Fadil Gashi
8. Muhamet Kastrati
9. Mevlyde Zejnullahu
10. Sabri Rexhepi

Sekretar ekzekutiv dhe organizativ
Sami Azemi
Enis Shurdhani

Ardian Azemi, zëdhënës

Anëtarët:
Burim Muji
Sevdije Syla
Saranda Rashiti
Fidan Shaqiri
Fitore Isufi
Halim Azemi
Vedat Beqiri
Eugen Hyseni
Drita Ismajli
Selami Azizi
Arbnora Dermaku
Nezir Neziri
Isa Avdyli
Veton Uka
Naser Shala
Pajazit Muji
Arlind Vokshi
Nusret Ramadani
Naim Mustafa
Xaki Asllani
Arlind Ajeti
Sedat Ymeri
Sabedin Sinani
Ajshe Sherifi
Arzije Jusufi
Izeir Hyda
Kelmend Ramadani
Hanushe Avdullahu
Selver Zenuni
Islam Rashiti
Mefail Sylejmani
Hamzi Mahmuti
Zjadin Zeqiri
Arta Emini
Rifat Rexhepi

KOMENTE