• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

AAK: Kryesia e re e zgjedhur sot, premtuese për një Gjilan modern

Redaksia 2LONLINE 3 Nëntor, 2018 2 min
 AAK: Kryesia e re e zgjedhur sot, premtuese për një Gjilan modern

Sot, Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, unanimisht ka votuar për kryesinë e re të AAK-së në Gjilan.

“Emra të njohur, profesionistë dhe të dëshmuar në jetën publike në nivel lokal dhe në atë qendror, e përbëjnë krysinë e re të degës”, thuhet në komunikatë.

Kreu i AAK-së në Gjilan, njëherit zëvendësministër i Infrastrukturës në qeverinë Haradinaj, Rexhep Kadriu, u shpreh se me këtë përbërje të kryesisë, jemi të gatshëm për ballafaqime të reja me sfidat që na presin në nivel lokal, por edhe në atë qendror.

“AAK në Gjilan gjithmonë ka pasur emra të njohur për ndershmëri, sinqeritet e profesionalizëm. Kemi dëshmuar se dimë të qeverisim ndryshe, ndershëm dhe për qytetarin. Të qenit ne bashkëqeverisje në nivel lokal, dhe në qeverisje në nivel qëndror, AAK llogaritet si subjekti i vetëm politik që rikthen shpresën për një jetë më të mirë për qytetarët, dhe që merr vendime për të tashmën dhe të ardhmën e vendit”, tha Kadriu.

Ai shtoi se Anamorava në përgjithësi, e Gjilani në theks të veçantë, janë rikthyer në vëmendjen e qeverisë nacionale.

“Për herë të parë në Kosovë, qeveria nacionale i sheh komunat e Kosovës njësoj dhe si të pandashme sa i përketë investimeve. Kjo qeveri po dëshmon se nuk i intereson aspak se kush qeverisë me komunat, përkundrazi, investon në të gjitha, sepse për neve në fokus është përmirësimi i gjendjes së qytetarëve nëpër të gjitha komunat. Andaj, duke e parë edhe vullnetin tuaj për angazhim dhe bashkëveprim në AAK, lirisht mund të konstatoj se e ardhmja e Gjilanit është e sigurt, ngase aleanca rreth vetës çdo ditë po mbledh njerëz që kanë synim mirëqenien e qytetarit dhe zhvillimin e komunës dhe Kosovës”, përfundoi Kadriu.

Etiketa:AAK Gjilan kryesore politika Rexhep Kadriu
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Nacionale

Nga ky muaj edhe fëmijët e lindur në vitin 2014 mund të

1 Korrik, 2022
N'rrjet

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni mirëpret në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh

30 Qershor, 2022

Kuvendi i Gjilanit e miraton KAB-in 2023-2025, opozita nuk merr pjesë në seancë   

30 Qershor, 2022

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës në familje dhe armëmbajtje pa leje

30 Qershor, 2022

VIDEO: Përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë po i sjell Gjilanit një bashkëpunim konkret në sektorin e bujqësisë dhe turizmit

29 Qershor, 2022

Kuvendi i Gjilanit e ndërpret seancën për mungesë kuorumi pasi opozita e braktisi atë  

29 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com