Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor te Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj priti sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndër institucional përfshirë këtu ankesat që ndërlidhen me shkelje të të drejtave të njeriut, shkëmbimin e informacioneve si dhe çështjet e të drejtave të njeriut me rastin e arrestit dhe ndalimit policor.
z. Hodaj dhe z. Qelaj shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushën e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. /2LONLINE/