Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu sot ka pritur në takim Kryetaren e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili dhe përfaqësuesin e Odës së Ndërmjetësuesve për regjionin e Gjilanit, Ruzhdi Gagica.
Gjatë këtij takimi, fillimisht Kryeprokurori i falënderoi të pranishmit për vizitën dhe i njoftoi për rastet të cilat janë referuar dhe zgjidhur përmes procedurës së ndërmjetësimit, gjatë vitit të kaluar, duke potencuar se jo çdo herë edhe pse rastet referohen të zgjidhen përmes kësaj procedure, arrihet pajtimi në mes palëve.
Gjithashtu, edhe nga Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, u kërkua që në rastet kur plotësohen kushtet ligjore të shmangen proceset gjyqësore dhe të referohen për ndërmjetësim, si një alternativë e cila u mundëson qytetarëve zgjidhjen e konflikteve apo mosmarrëveshjeve jashtë procesit gjyqësor. /2LONLINE/