Zgjedhja e organit të përkohshëm në Preshevë ka qenë mekanizmi i vetëm të cilin qeveria e Serbisë ka pasur në dispozicion për mungesën e mbajtjeve të seancave të kuvendit komunal”, kështu ka thënë kryeministrja Ana Brnabiq, transmeton Titulli.com.
Me vendimin e qeverisë më 14 shtator kryetar i organit të përkohshëm në komunën e Preshevës është emëruar Shqiprim Arifi, kryetar i Alternativës për Ndryshim.
Ky organ përbëhet nga 5 anëtarë dy prej tyre janë deklaruar se nuk do të marrin pjesë Ragmi Mustafa nga Partia Demokratike Shqiptare dhe Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik.
Të dy këto parti kanë bërë ankesa lidhur me zgjedhjen e organit të përkohshëm që do të qeverisë me komunën e Preshevës deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.
BURIMI: Titulli.com