Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dënuar vrasjen e asamblistit serb në Veri të Mitrovicës e cila ndodhi sot në mëngjes para shtëpisë së tij. Ai njëkohësisht u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij si dhe ka bërë thirrje të organet e drejtësisë që sa më parë ta ndriçojnë këtë rast.
“Lajmi që sot në mëngjes, para shtëpisë tij u vra këshilltari i Dimitrije Janiçijeviq, i Listës së Partisë së Pavarur Liberale, për mua ishte tronditës. Asnjë motiv nuk mund ta arsyetojë marrjen e jetës së një qytetari.
Familjes së këshilltarit Janiçijeviq i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Organet e drejtësisë dhe hetuesisë duhet sa më parë ta ndriçojnë rastin”, ka shkruar Thaçi në Facebook.