Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj e ka dënuar sulmin e egër mbi jetët njerëzore në New York City, duke e konsideruar njëherësh sulm kundër dinjitetit njerëzor dhe lirisë – sinonim i të cilës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Populli dhe Qeveria e Kosovës bashkëndjejnë me familjet e viktimave të pafajshme dhe luten për to, duke i qëndruar në krah ShBA-së dhe popullit amerikan në përballje me të keqen.
Fuqia e ligjit duhet të rëndojë mbi krimin kudo dhe kurdo që ai shfaqet, prandaj, kosovarët i mban besimi se ShBA-ja dhe bota demokratike do të mundin të keqen dhe do ta mbrojnë lirinë.
Republika e Kosovës dhe populli i saj janë pjesë e arkitekturës globale të sigurisë dhe do të qëndrojnë fuqishëm në këtë rreshtim.
http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,7209