(2L ONLINE) – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Me këtë rast ata bashkëbiseduan lidhur me bashkëpunimin në mes të Institucioneve lokale dhe atyre qendrore.
Në veçanti Kryetari Haliti e njoftoj Kryeministrin Mustafa me sfidat të cilat po përballët kjo komunë e ndër to veçoj gjendjen e rrugëve Magjistrale, shkollën fillore në Pozheran e cila është në gjendje jo të mirë si dhe shtratin e lumit “Morava e Binqës” ku si pasoj e mbylljes dhe shkatërrimit të shtratit shkaktohen shpeshherë përmbytje të tokave bujqësore.
Sipas Kryetarit Haliti gjatë këtij takimi kryeministri Mustafa u zotua se do të përkrah fuqishëm Komunën e Vitisë në projekte e saj. Mustafa për ndryshe nënvizoj se atë e gëzon fakti që kjo komunë është vlerësuar lartë nga raportet e ndryshme të Institucioneve të besueshme vendore dhe ndërkombëtare për qeverisjen e saj të mirë në vitin 2014./2L ONLINE/