Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në manifestimin e Ditës së Mjedrës është larguar nga Podujeva nën përcjelljen e forcave të mëdha policore. Para se të largohej kryeministri Mustafa ka thënë shkurt se nuk e shqetësojnë vezët.
E rëndësishme për të është që punët po shkojnë si duhet. “Nuk më shqetësojnë vezët me rëndësi se punët po shkojnë mirë”, ka thënë Mustafa.
Kryeministri Mustafa gjuhet me vezë në Podujevë
Fjalimi i kryeministrit Isa Mustafa në Podujevë, është ndërprerë pasi aktivistë të Vetëvendosjes kanë hedhur vezë në drejtim të tij.
Pas kësaj ka ndërhyrë Policia e Kosovës e cila ka rrestuar dy persona. Mustafa është duke qëndruar në Podujevë në kuadër të shënimit të Ditës së Mjedrës.
Se janë aktivistë të Vetëvendosjes e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zyra për informim e kësaj Lëvizje.
Në deklaratën e Vetëvendosjes thuhet se nuk do të lejojnë funksionimin normal të qeverisë së tij, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë.
“Isa Mustafa po e mbron me çdo kusht “Zajednicën” e tij. Edhe kur zyrtarët e Serbisë, me të cilët ai ka bërë marrëveshje, e quajnë vendin tonë ISIS dhe e pengojnë në çdo nismë ndërkombëtare. Isa Mustafa vazhdon të jetë i përbetuar ndaj “Zajednicës””, thuhet në deklaratën e VV-së.
Vetëvendosje thotë po ashtu se aktivistët e saj janë arrestuar dhunshëm nga ana e Policisë.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=44321