DYLON

veseli: Republika e Kosovës ka dëshmuar se është vend i stabilitetit dhe paqes

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot Raportuesin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, Agustin Conde. Në takim u bisedua për aktualitetin politik në vend.

Kryekuvendari Veseli e njohu Z. Conde me zhvillimet në Kuvend, përkushtimin për zhvillimin e shtetit ligjor, transparencën dhe demokracinë parlamentare, si dhe me prioritet realizimin e agjendës kuvendore.

EkoHigjiena

Z. Conde foli për raportin e fundit kushtuar Kosovës, me theks në çështjet që i takojnë respektimit të komuniteteve, respektimin e vlerave të multietnicitetit dhe integrimin e komuniteteve në institucione.

“Republika e Kosovës ka dëshmuar se është vend i stabilitetit dhe paqes, respekton të drejtat e komuniteteve dhe është shembull në këtë drejtim për rajonin dhe më gjerë. Mirëpresim vlerësimin e këtyre të arriturave tona në Këshillin e Evropës duke e mbështetur Kosovën në rrugën e saj të integrimeve euro-atlantike”, theksoi Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Në takim u bisedua edhe për sistemin gjyqësor dhe kontributin që e jep Kuvendi i Kosovës në avancimin e tij.


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.