I shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti viztoi shtëpinë e Kadri Zekës. Aty u mirëprit dhe bashkëbisedoi me bacën Shaip, vëllaun e heroit Kadri Zeka.
Përndryshe,kryeministri Kurti kishte organizuar dhe kishte marrë pjesë në akademinë përkujtimore të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës me rastin e 40-vjetorit të vrasjes së tyre dhe pastaj edhe në “Akademinë e Flakës”, kushtuar po ashtu jetës dhe veprës së Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, si dhe Nuhi Berishës, Rexhep Malajt, Zija Shemsiut e veprimtarëve tjerë. /2LONLINE/