Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim Presidentin e Radios Evropa e Lirë, Jamie Fly dhe Shefen e Zyrës së Radios Evropa e Lirë në Prishtinë, Amra Zejneli Loxha.
Në takim u theksua rëndësia e respektimit të standardeve profesionale të raportimit dhe avancimit të gazetarisë hulumtuese.
Ndërsa, duke biseduar për skenën mediale dinamike e të shumëllojshme, u veçua rëndësia e luftimit të lajmeve të rreme dhe ‘jo-lajmeve’, që vazhdojnë të sfidojnë të vërtetën dhe demokracinë në nivel global. /2LONLINE.com/