Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, priti në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian z.Rainer Wieland dhe përfaqësuesit e Shoqatës Gjermano-Kosovare.
Në fokus të këtij takimi ishte mërgata e Kosovës në Gjermani dhe rëndësia e bashkatdhetarëve në zhvillimin e vendit tonë, bashkëpunimi me mërgatën si dhe investimet nga jashtë. Poashtu, u bisedua për rëndësinë e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në shkolla, për brezat e rinjë të mërgatës.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe z.Imer Lladrovci, udhëheqës i Konsullatës se Përgjithshme në Shtutgart si dhe përfaqësuesit e Shoqatës Gjermano-Kosovare. /2LONLINE.com/