Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.
Në këtë takim të fundit gjatë mandatit të tij, Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Sakar për bashkëpunimin në Kosovë. Ai vlerësoi angazhimin e tij për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe për projektet e përbashkëta në fusha të ndryshme.
U theksua se lidhjet ndërmjet dy vendeve janë të thella, prandaj mbi këtë bazë ka angazhim për avancim të mëtejmë të bashkëpunimit të ngushtë.
Duke shprehur mirënjohje për kontributin e tij për Republikën e Kosovës, Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Sakar suksese në angazhimet e tij të radhës. /2LONLINE/