“Pa rezistencën, luftën dhe qëndresën e Jasharajve nuk do të kishte UÇK, e pa Ademin e Hamzën nuk do të kishte komandantë të UÇK-së. Për Jasharajt, flijimi i tyre nuk ishte diçka e jashtëzakonshme. Ata ishin të përgatitur jo vetëm një jetë të tërë, por shumë breza jete. Me Jasharajt çuditen vetëm ata që nuk e dinë historinë e tyre”.
Kështu u shpreh kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Seancën Solemne të Kuvendit të Kosovës, me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Duke kujtuar gjithë sakrificën e Jasharajve, kryeministri Kurti, veçoi se kujtimi për ta na udhëzon për punë të mira, ecje të drejtë dhe na e përkujton se rruga jonë ende nuk ka mbaruar.