Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, takuan Drejtorin e Doganave të Kosovës, z. Agron Llugaliun.
Drejtori Llugaliu e njoftoi kryeministrin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes me Trepça Sh.A. për rikthimin e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe ndikimet pozitive që kjo do të ketë.
Nga Drejtori i Doganave u kërkua që të vazhdojë me punën e mirë, dhe u dakorduan që deri në mesin e vitit të ardhshëm në gjithë territorin e vendit të shtrihen terminalet doganore shtetërore. /2LONLINE.com/