Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë të martën në konferencën e përbashkët për zhvillim socio-ekonomik për Kosovën, organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Banka Botërore.
Në këtë Konferencë, morën pjesë udhëheqës të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe të Bankës Botërore në Kosovë, si dhe të mekanizmave tjerë financiar e ekonomik në Kosovë.
Në pjesën hyrëse, të pranishmëve në konferencë me nga një fjalë rasti iu drejtuan kryeministri Isa Mustafa, Jean Eric Paquet – Komisioni Evropian, Drejtor për Ballkanin Perëndimor në DG NEAR, Ellen Goldstein-Banka Botërore, Drejtoreshë dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore, Bekim Collaku – Ministër për Integrim Evropian.