DYLON

Jahjaga: Perspektiva evropiane, stabilitet për Kosovën

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti një delegacion rumun që po qëndron në Kosovë për t’u njohur me procesin e shtetndërtimit dhe zhvillimet politike e ekonomike në vend dhe rajon.

Presidentja Jahjaga e njoftoi delegacionin nga Rumania për përpjekjet e institucioneve të Kosovës që të forcojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit, të ndërtojnë një ekonomi të tregut të lirë dhe të konsolidojnë praninë e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke nënvizuar njohjet e pavarësisë së saj.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga po ashtu foli për perspektivën evropiane të Kosovës dhe rëndësinë që kjo agjendë unifikuese bart për stabilitetin e Kosovës dhe të gjithë rajonit. Në këtë mes, Presidentja Jahjaga përmendi edhe rolin konstruktiv që ka luajtur Kosova për të qenë faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon.

Delegacioni rumun, në përbërjen e të cilit ishte senatorja e Senatit rumun, Gabriela Cretu dhe këshilltarë të kryeministrit dhe parlamentit të Rumanisë, po qëndron në Kosovë nën organizimin e British Council dhe Fondacionit për Shoqëri të Hapur, në kuadër të përpjekjeve për të krijuar raporte mes shteteve që nuk ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe vendit tonë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.