Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bruksel.
Gjatë kësaj vizite Kryeministri do të zhvillojë disa takime në Parlamentin Evropian, ku ndër të tjera do të takojë Presidentin e Parlamentit Evropian, z. David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, Eurodeputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.