“Si Qeveri kemi qenë të kujdesshëm në adresimin e të gjitha nevojave dhe kërkesave të kësaj shoqate dhe kategorive të tjera të lirisë dhe përkushtimi ynë do të vazhdoj, në çdo angazhim institucional që do ta kemi”, ka shkruar në profilin e tij, kryeminsitir në detyrë, Ramush Haradinaj, pas takimit që pati me përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së.
Ja postimi i tij,
Prita në takim Kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së dhe bashkëpunëtorë të tij, për të diskutuar për situatën e përgjithshme në këtë shoqatë, angazhimin e Qeverisë së Kosovës në përmbushjen e obligimeve institucionale dhe nevojave të tyre.
Si Qeveri kemi qenë të kujdesshëm në adresimin e të gjitha nevojave dhe kërkesave të kësaj shoqate dhe kategorive të tjera të lirisë dhe përkushtimi ynë do të vazhdoj, në çdo angazhim institucional që do ta kemi.
RH