Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Federatës së Boksit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Ramadan Selimi dhe anëtarët e bordit, Agim Tahiraj dhe Sylë Morina.
Në emër të federatës dhe boksierëve, ata e uruan kryeministrin Haradinaj për marrjen e drejtimit të ekzekutivit, dhe i uruan suksese në punë.
Kryeministri Haradinaj ka përgëzuar këtë Federatë për punën që ka bërë, duke u zotuar se edhe më tutje do të vazhdoj të përkrah sportet.
Kryetari i Federatës, Ramadan Selimi, e ka informuar kryeministrin për përgatitjet që janë duke u bërë në organizimin e Turneut Ndërkombëtar “Adem Jashari”, që mbahet më 3,4 dhe 5 nëntor në Prishtinë.
Turneu, i 19-ti me radhë, do të sjell në Prishtinë boksierët nga shtete të ndryshme, në arenën më të madhe të boksit në vend.
http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,7173