Shkruan: Arsim KASTRATI
I deshtëm si deshtëm, këta burra që i kanë mbyllë në Hagë, kur është dashur të niset lufta çlirimtare, këta e kanë bërë një gjë të tillë.
Në luftë ka ndërhyrë NATO-ja dhe për popullin e Kosovës ka ardhur çlirimi i shumëpritur nga Serbia.
Pikërisht për shkak të kësaj lufte çlirimtare kjo gjykatë e stërkequr, me gënjeshtra të Serbisë, po mundohet me çdo kusht ti dënoj këta burra të Kosovës!
Si ka dërgua Kosova djemtë e saj për të bërë kërdi nëpër Serbi, si kanë mbytur djemtë e Kosovës 12.000 njerëz (shumica civil), këto i kanë bërë djemtë e Serbisë nëpër Kosovë dhe këtë e di Bota mbarë.
I deshtëm, si deshtëm, këta burra ishin, kryeministra, kryeparlamentar, presidentë e deputetë të Republikës së Kosovës, dhe si të tillë ata nuk përfaqësojnë vetëm personin e tyre por edhe luftën e Kosovës për liri dhe institucionet e saj shtetërore dhe demokratike.
I akuzuan për trafik me organe të njerëzve, u pa që ishte gënjeshtër ruso-serbe, do të duhej të përfundonte spektakli!
Nëse e kanë votuar me duart e tyre themelimin e kësaj gjykate e kanë bërë për transparencë qytetare, në interesin më të mirë të Kosovës dhe, me siguri nuk do ta kenë menduar se kjo gjykatë do të stërkeqej deri në këtë nivel, sa të luaj me dinjitetin e familjeve të dëshmorëve të lirisë së Kosovës.
Albin e Vjosë, i deshtët si deshtët të internuarit e Hagës së turpit të Evropës, e keni obligim shtetërorë e patriotik ti mbroni, sikurse vetveten!
Koha me e lënë pak anash luftën mes llojit e me i mbrojtë interesat e shtetit në Hagë! /2LONLINE/