KRU “HIDROMORAVA” SH.A. – GJILAN
APEL
PAGUANI FATURAT E SHËRBIMEVE TË UJËSJELLËSIT!
Të nderuar konsumatorë,
KRU “Hidromorava” fton të gjithë konsumatorët që kanë të papaguara dy ose më shumë fatura për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit që t’i paguajnë ato sa më shpejt. Në të kundërt, ata do të përballen me ndërprerje të shërbimeve dhe do të shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit.
Përveç mundësisë për ndërprerje nga rrjeti i ujësjellësit, lëndëte konsumatorëve borxhlinj do të procedohen te Përmbaruesi Privat, ku konsumatorët do të ngarkohen me kosto shtesë për shërbime përmbarimore.
Kompania falënderon të gjithë konsumatorët që janë të rregullt me pagesën e faturave.
Për të vazhduar ofrimin e shërbimeve cilësore, nevojitet ndihma juaj duke kryer obligimet që keni për faturat e shërbimeve të ujësjellësit.
Pagesën e faturave mund ta bëni në:
• Pikat arkëtuese të Kompanisë (arkat)
• PTK
• Banka dhe Institucione Mikrofinanciare
Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni:
Tel: 0800 61 000
Email: [email protected]
Ju faleminderit!