DYLON

Kryetari Hyseni: KultQendra edhe pak është gati

Kryetari Hyseni: KultQendra edhe pak është gati
Avatar photo Redaksia

Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e qendrës kulturore në lagjen Dardania në Gjilan. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve kanë dalë kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Kulturë Rini e Sport Kushtrim Zeqirin, drejtorin e Teatrit të qytetit Erson Zymberin dhe artistë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se kanë vizituar punimet në qendrën e re gjigante kulturore për Gjilanin, qytetin e kulturës.

EkoHigjiena

“Me një hapësirë shumë të madhe, në një super lokacion, po krijojmë për qytetarët e Gjilanit, por edhe të gjithë Kosovën, sallë alternative për teatrin, kinemanë dhe galerinë e qytetit”, tha Alban Hyseni.

Ai ka ndarë edhe pamjet e para nga ky mega-projekt.

I pari i Komunës së Gjilanit më tej shtoi se kjo është për Gjilanin që është vatër e artistëve më të mirë të vendit, për Gjilanin e artit dhe kulturës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.