Droga famëkeqe, e ashtuquajtura “Krokodil”, sipas informacioneve të mediave ka arritur të depërtojë në Serbi. Këtë informacion e pohojnë edhe mjekët të cilët shprehen se kanë pas rast të takojnë pacient të cilët janë paraqitur me simptome karakteristike të përdoruesve të kësaj droge.
Droga, e njohur me emrin “krokodil” tashmë është paraqitur nëpër rrugët e Serbisë, përkundër informacioneve nga policia se tek asnjë “diler” ose konsumues nuk kanë gjetur dhe konfiskuar drogë të tillë, ndërsa mjekët pohojnë se kanë pasë raste konkrete-shkruan gazeta “Blic” transmeton INA.
Droga “Krokodil” prodhohet prej përzierjes së metaleve të rënda, benzinës, fiosforit të kuq dhe kodeinës, përbërës që shumë lehtë mund të gjendet për tu furnizuar, ndaj dhe këtë prodhim të drogës “krokodilin” e quajnë “prodhim artizanal shtëpiak”.
Pasojat e konsumimit qoftë edhe vetëm një herë të kësaj drogë, janë drastike.
Emërtimi “Krokodil” është për shkak të aplikimit të kësaj droge në trup, sepse vendi ku injektohet, së shpejti fillon të qërohet njësoj si lëkura e krokodilit dhe më pastaj mishi fillon të komposohet (kalbet) dhe më pas pjesët, gjymtyrët e trupit të ndahen nga eshtrat, shkakton paraqitjen e gangrenës dhe përfundimisht sjell vdejkjen.