Kryetari i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, në një intervistë për të përditshmen sportive boshnjake ”Sport Avaz”, ka paralajmëruar zhvillimin e një ndeshje miqësore ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë dhe atë në kryeqytetin kosovar.
”Kroacia do të luajë me Kosovën”, ky është kryetitulli i ballinës i gazetës ”Sport Avaz”, i cili i referohet intervistës ekskluzive me kreun e futbollit kroat, që do të publikohet në numrin e ri, transmeton RTK. Të rikujtojmë se Përfaqësuesja e Kosovës pritet të marrë dritën e gjelbër nga FIFA më 5 dhjetor për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare. Ndërkohë, përveç Kroacisë duket se edhe Gjermania është e gatshme që në një ardhme të afërt të ballafaqohet me Kosovën, gjë të cilën e ka paralajmëruar nënkryetari i DFB-së, Rainer Milkoreit, në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën.