Isa Agushi, anëtar i Kuvendit komunal të Gjilanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që njihet si zë kritik në adresë të pushtetit në Gjilan që drejtohet nga Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), me theks të veçantë kritikues i ashpër i politikave të kryetarit të komunës së Gjilanit, është shprehur pro një koalicioni të mundshëm LDK-PDK, në nivel vendi, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Në nivelin lokal ai nuk përton, sa herë që i jepet mundësia, ta ngritë zërin kritik në adresë të pushtetit të LDK-së, e ai thotë se po shihet se qeverisja e tanishme, edhe në nivel vendi, LDK me partnerë aktualë, nuk po mund t’i shtyjë proceset përpara, në veçanti ato që janë qenësore për vendin dhe qytetarët e saj.
Andaj thotë Agushi, vetëm PDK-ja ka dëshmuar deri më tani se është ajo që mund t’i shtyjë përpara proceset pozitive për vendin, prandaj edhe do të ishte pro një koalicioni PDK-LDK, nëse do të duhej të evitoheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në nivel vendi.
Agushi ka thënë se pa PDK-në asnjë proces i rëndësishëm për vendin nuk mund të ecë përpara. Kemi edhe procesin e dialogut që duhet të determinojë sa më parë një përfundim që do të jetë ajo që e do Kosova, andaj nuk është për zgjedhje të reja të parakohshme (edhe për shkak të situatës pandemike në vend), por nëse do të kërkohej një zgjidhje pozitive për vendin, definitivisht do të ishte për një qeveri me PDK-në në të, ku ajo do ta kishte rolin kyç, andaj edhe po shprehej pro një koalicioni eventual PDK-LDK. /2LONLINE.com/