Krishtlindja 2018 është term i Kremtës së Madhe krishtere që festohet këtë vit, mu si u festua gjithmonë në këtë datë, pas vdekjes dhe ringjalljes së mesisë ose Krishtit Jezus.
Shkruan: Femi HALIMI
Kjo Kremte mbahet për kujtim dhe nderim, me të edhe për shenjë e identitet besimi të krishterë, për veprën e madhe të Mesisë ose Krishtit për shpëtimin e jetës njerëzore dhe jetës në tërësi në botë dhe të botës vetë me të.
Gjithë kuptimi i kësaj kremteje qëndron në flijimin e Jezusit për shpëtim të njerëzve, për të gjithë ata që besojnë se është i dërguar i Perëndisë dhe se është Zot. Për ata që nuk e lexojnë Biblën, gjithë këto kuptime përzihen dhe nuk kuptohen, mandej bien ndesh me besimin tjetër që kanë si dhe me mendimin e lirë të njerëzve me shkollim superior e të tjerëve, që e interpretojnë besimin në mënyrën e vet secili, si ua merr mendja.
Ka shprehje dhe terme të pakjarta në kuptime dhe të paditura për ata që nuk e lexojnë Biblën, prandaj kusht për të kuptuar këtë terminologji dhe frazeologji të besimit është leximi i Shkrimit mirë e mirë. Për më tepër edhe ata që janë në besim për shumçka e kanë vështirë ta kuptojnë krejt tekstin dhe mësimin, pasise për të njohur dhe kuptuar tekstin biblik –ungjillor, është e vërtetë, duhet kërkuar ndihmë nga Frymë e Perëndisë.
Një por është e kjartë, se Jezus, që ishte edhe njeri me njerëzit –edhe Zot, i trupëzuar në njeri me lindje, erdhi për shpëtimin e njerëzve dhe botës nga mëkati dhe mënyra e vetme për shpëtim, dhe mundësia, ishte flijimi i tij për njerëzi të gjithë. Në këtë edhe është baza e krishtërimit dhe gjithë kuptimi i kësaj mënyre të besimit në Perëndinë. Nëse i hiqet Ungjillit kjo bazë, krishërimi bie, prandaj edhe sulmet që i bëhen krishtërimit përqëndrohen mu në këtë bazën, që është flijimi i Jezusit.
Mëkati është pakufi dhe njeriu nuk mund ta ndalë atë, as të çlirohet prej mëkatit vetëm, ose me ndihmën e ndokujtë nga njerëzit. Mëkatin mund ta mundë vetëm Perëndia dhe për këtë ai u trupëzua në njeri me lindje, që me sakrificën e tij në fund të shuante mëkatin dhe vdekjen dhe të fitonte luftën për njerëzit. Ky akt kaq madhështor, më i madhi në jetë, është tregues se sa e deshti botën Perëndia, dhe njeriun me të. Për më tepër kur njeriu ishte në armiqësi me Perëndinë, ai Perëndia dërgoi shpirtin e tij në formë njerëzore për të ndihmuar njerëzimin të çlirohej nga mëkati dhe të fitonte për Perëndinë. Kjo do të thotë edhe se Perëndia besoi në njeriun dhe e bëri këtë akt kaq madhështor dhe se pasi Perëndia besoi në veprën e tij, duhet të besojnë edhe njerëzit dhe se besimi është i ardhur nga Perëndia e jo nga njerëzit.
Kështu përkujtimi madhështor për flijimin a sakrificën e Perëndisë me birin e tij Jezus si dëshmohet në Ungjill, që është në Bibël pas pjesës së vjetër të librave të profetëve, është vetë Dita e Krishtlindjes, kremte po edhe festë për të gjithë të krishterët dhe falënderim e lutje e shenjtë me zemër për të treguar para Perëndisë se e duan dhe e njohin e pranojnë atë në jetë të tyre për të tillë siç mësoi vetë Jezus, e jo me debate njerëzish si e mendojnë me mendje të lirë.
Një njeri mund të vdes për një njeri tjetër dhe një luftëtar lirie mund të vdes për kombin e vet. Një usdhtri mund të çlirojë një popull të vet apo shumë popuj të tjerë të robëruar dhe t’u sjell lirinë. Mirëpo askush nga njerëzit nuk ka fuqinë as mundësinë të flijohet me vdekje të vet, me dhënie të jetës së vet për gjithë njerëzimin! Vetëm Perëndia e ka këtë mundësi dhe fuqi që përmes veprës së vet sakrifikuese, identifikuar në birin e tij, të bëj një vdekje për të gjithë dhe me të të ringjallë jetën e re.
Kur jezus vdiç në shtyllë kryqi, ai pas tri dite u ringjall dhe ky është besimi i krishterë, që don të mësojë se ai që vdiq, vdiq për njerëzit dhe se njerëzit këtë sakrificë duhet ta njohin dhe pranojnë me falënderim dhe përulje, sepse është për vetë jetën e njerëzve, që mund të ringjallen njësoj, pas vdekjes në mëkat që është trashëguar.
Kështu besimi në Jezusin është për të mirën e njerëzve e jo të Perëndisë dhe se Perëndisë i vjen mirë për besimin që kanë njerëzit dhe që njohin qëllimin e zemrës së tij krejt dashuri e dhimbje për njerëzit, porse për të nuk ka kurrfarë përfitimi, sepse ai është Zot i jetës së përjetshme të gjallë dhe Zot i fuqisë pakufi absolute e të panjohur për mendjen tonë.
Ungjilli, krejt ndryshe nga pjesa e vjetër e Biblës, me një thyrje të re, ndryshon në koncept të mënyrës së argumentimit me fakte, duke transmetuar Zotin pPerëndi të Biblës së Vjetër -në At, Bir dhe Frymë të Shenjtë në Ungjill, në pjesën e re.
Kjo është kështu për të mësuar veprën e Perëndisë i cili me mijëra vjet përgatiti rrugën për shpëtim të njerëzimit dhe se ajo rrugë përmendet në librat e profetëve në Biblën e Vjetër, që do të thotë se në atë pjesë përmendet edhe qëllimi i Perëndisë për të ardhmën kur do të vij vetë në tokë dhe të jetojë me njerëzit, të flijojë për njerëzit, t’i mësojë dhe t’i përgatis për shpëtim e çlirim.
Është në Ungjill mandej veç lindjes së Jezusit, edhe vdekja dhe ringjallja e tij dhe të dyjat këto koncepte kuptimore figurativisht dhe kuptimësisht bëjnë tregimin e përplotësuar të misionit të Perëndisë për të ofruar tek njerëzit mundësinë e shpëtimit dhe të çlirimit, me të mirë e me dashuri, gjithë kohën. Me dashuri Perëndia tregoi sa e don njeriun dhe deshti që kjo dashuri të triumfojë, në vend të tradhëtisë si bëjnë njerëzit dhe jetës së dyfishtë e veprave tjera kriminale e pothrërues të njerëzve ndaj vetvetës.
Ungjilli mëson se Perëndia është dritë dhe dashuri, se don që çdo njeri të shpëtohet dhe asnjë të mos humbë, se njeriu duhet të njohë dhe pranojë veprën e Perëndisë, për të cilin pranim mandej Perëndia ofroi shpërblimin më të madh të mundshëm për njeriun, -që të jetë me të, Bir i perëndisë! Secili njeri kështu që njeh atë që ka dërguar Jezusin dhe që pranon jezusin, -dhe e kundërta, shpallet bir (bijë) i, e perëndisë! A mund të ketë shpërblim më të madh e më të gëzueshëm për njeriun, se ky shpërblim?!
Për fund, pas një përshkrimi të përgjithshëm të thelbit të besimit të krishterë, mund të mësojmë e mbajmë mendë se kjo kremte është për të mirën e nerëzve, për jetën e tyre, për lajmin e madh të mirë, të shpëtimit dhe të afrimit të mbretërisë Qiellore, siç shkruan në Ungjill. Të gjithë që e besojnë fjalën e Perëndisë ndryshojnë zemrat dhe fitojnë paqën, e cila me kohë u mundëson të tillëve të njohin Perëndisnë si duhet dhe ta besojnë.
Kjo kremte për këtë është për gjithë njerëzimin pa dallim, sepse është kremte për Zotin që është i të gjithëve, edhe i atyre që e besojnë –edhe i atyre që nuk e besojnë, sepse për të gjithë Perëndia është i mëshirshëm dhe i dashur me çdo kusht. Perëndia për tërë jetën njerëzore nuk e gjykon askend, as për vepra të rënda e kriminale, por me frymën e tij të Shenjtë e mëson, ngushëllon dhe e thjërret secilin që mëkaton, të kthehet tek shpëtimi dhe Zoti i vërtetë, i vetëm, një, e që të tillë nuk ka tjetër! Kështu besimi për fund është shpresë e sigurtë dhe ngushëllim!
Kjo mënyrë besimi është kulturë e popujve perëndimorë e tjerëve nëpër botë dhe kulturë mjaft e përhapur edhe tek ne shqiptarët, që prej kohëve kurkjo mënyrë besimi nisi të përhapej në botë. Ilirët ishin të parët nga popujt që e pranuan pas hebrejve dhe ka shënime edhe në Ungjill për këtë, por që mjegullohet tani me emërtimet e vendeve, shteteve e popujve. Këtë e tregon Pali apostull në letrat e veta dhe në tri misionet e tija të njohura gjatë udhëtimit nga Jerusalemi e në perëndim, nëpër Greqi, Iliri e deri në Romë…
Gëzuar Krishtlindja 2018!