Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Qahil Sinani, Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Viti dhe të tjerë, janë takuar me Rrahman Jasharin, kryetar i SBASHK-ut.
Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth çështjeve që kanë të bëjnë me arsimin në këtë komunë.
Ndër tjerash kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharin ka falënderuar kryetarin Haliti për mbështetjen e tij që i ka dhënë SBASHK-ut.