Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim futbollistin e talentuar Fatlind Azizi. 17 vjeçari i cili vjen nga Budriga e Epërme e Vitisë, ka disa vite që është pjesë e disa skuadrave të njohura turke si: Bursaspor dhe Galatasaray.
Azizi vlerësohet si një mesfushor i mirë që mund të arrij shumë në disiplinën e futbollit.
Me këtë rast Kryetari Haliti i ka uruar atij suksese duke potencuar se kjo komunë ka pasur dhe ka talent me të cilët mund të krenohet, e një nga ta sipas tij do të jetë edhe futbollisti i ri vitias, Fatlind Azizi.