Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Marija Kapitanović.
Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, e ka njoftuar atë për zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, konkretisht për projektet në interes të qytetarëve të kësaj komune por edhe për projektet të cilat janë realizuar në fshatin Letnicë ku jetojnë disa familje të komunitetit kroat.
Kryetari Haliti ndër tjerash tha se ai është i përkushtuar të krijoj kushte sa më të mira për jetesë për të gjithë qytetarët e kësaj komune dhe atë pa dallime.
Haliti gjithashtu çmoj lartë kontributin e kroateve për të mirën e vendit. Gjithashtu pjesë e këtij takimi ishte edhe Agim Lipovica, Komandant i Stacionit Policor në Viti.