Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në një takim lamtumirës me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i cili së shpejti pritet të përfundojë misionin e tij si ambasador në Kosovë, ka vlerësuar lartë angazhimet e tija.
Haliti e ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkrahjen e veçantë që ka dhënë ai dhe ambasada amerikane për Komunën e Vitisë përmes projekteve të ndryshme të cilat janë realizuar nga paratë e taksapaguesve të këtij shteti.
Ai po ashtu shtoi se kjo komunë do të vazhdojë të bashkëpunojë me ambasadën amerikane në realizimin e projekteve të shumta të cilat janë në interes të qytetarëve vitias.
Kryetari Haliti i uroi diplomatit amerikan suksese të reja në karrierën e tij duke potencuar se për komunë e Vitisë ishte nder bashkëpunimi me të.