Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti.
Në këtë takim është biseduar rreth zhvillimeve të gjithmbarshme në komunën e Vitisë.
Kryetari Haliti i ka njoftuar ata edhe rreth disa projekteve që janë realizuar dhe pritët të realizohen në komunën e Vitisë dhe atë në interes të gjithë qytetarëve të saj. /2LONLINE/