Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, ka vizituar ish-shkollën fillore në Qifllak, e cila me iniciativën e Institucioneve komunale dhe mbështetje të Ministrisë së Arsimit, do të shndërrohet në Çerdhe Publike të fëmijëve.
Investimin në meremetimin e këtij objekti, do ta bëjë Minostria e Arsimit, në bashkëfinancim me komunën e Vitisë.