Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim Xhevat Lushin, drejtor i Zyrës së CNVP-së për Kosovë, organizatë që merret me përmirësimin e jetës së qëndrueshme të komuniteteve rurale dhe shoqërisë civile, të ndikuar nga procesi i vazhdueshëm i ndryshimeve klimatike dhe mjedisore.
Në këtë takim u bisedua për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe energjinë e ri përtritshme bazuar në biomasë. Gjithashtu temë bisede ishte edhe krijimi I grupeve të grave që do të merren me kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike.