DYLON

Arrestohen tre të dyshuar për konsumim të veprës penale “Falsifikim i parasë”

Arrestohen tre të dyshuar për konsumim të veprës penale “Falsifikim i parasë”
Avatar photo Redaksia

Si rezultat i hetimeve disa mujore dhe aplikimit të masave të fshehta dhe teknike nga Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion në Gjilan, janë siguruar informata të nevojshme dhe me datën 07.02.2018, është ekzekutuar urdhëresa e Gjykatës Themelore në Gjilan, për simulimin e blerjes së parave të dyshuara si të falsifikuara nga personat e dyshuar.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë realizimit të urdhëresës, me rastin e simulimit të veprës penale, njësitet policore kanë arritur të ndalojnë tre persona të dyshuar, në një pompë të derivateve në komunën e Kllokotit, dhe gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur dhe sekuestruar; një armë e llojit bereta, me 6 copë fishekë, para në kartëmonedha prej 192×100 me vlerë të përgjithshme prej 19.200 € (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind) €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Vlen të cekët se kjo shumë e parave të falsifikuara do të blihej për 5.000 (pesë mijë) euro para origjinale”, ka thënë Hashani.

EkoHigjiena

Në këtë operacion policor janë arrestuar të dyshuarit:

• B. S. lindur me 1986 m/sh, shtetas i Maqedonisë
• B. R. lindur me 1997 m/sh/k
• B. R. lindur me 1993 m/sh/k

Pas arrestimit të personave të dyshuar, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Gjilan i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e tre të dyshuarave të lartshënuar.

Në foto: Kartëmonedhat që dyshohet se janë të falsifikuara dhe arma e konfiskuar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.