Në kuadër të përpjekjeve për vazhdimin e bashkëpunimit mes Institucioneve komunale dhe atyre qendrore, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Caritas Kosova, Alfred Pjetri e Pal Baftijaj, me të cilët ka biseduar për thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.
Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe mundësia e arritjes së marrëveshjeve të reja me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, me të cilat, komuna e Vitisë ka realizuar një sërë projektesh në të kaluarën.
Haliti ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit me ministritë gjegjëse dhe “Caritas Kosovën”, në mënyrë që të ripërtërihen kontratat mes këtyre institucioneve.