Kryetari i Komuns së Vitisë, Sokol Haliti takon në Prishtinë, Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani dhe zëvendësministrin e Shëndetësisë, Izet Sadiku.
Në këtë takim kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me të pranishmit diskutoi me masat e marra nga Komuna e Vitisë në parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit COVID-19,pas rasteve më të reja nga Komuna e Vitisë, karantinimin, dezinfektimin dhe klorifikimin e ambienteve!
Gjithashtu kryetari Haliti kërkoi përkrahje financiare nga digasterët e caktuar me qëllim të përkrahjes edhe më të madhe qytetarëve në këtë kohë të pazakontë të pandemisë!
Takimi u mbajt në oborrin e Institutit të Shëndetit Publik!