Tani më ka filluar së realizuari projekti i komunës së Vitisë në bashkëpunim me UNDP, në sheshin Calmy Ray, ku janë vendosur 13 shtëpiza, që kanë për qëllim zbutjen e papunësisë përmes ndërmarrjeve të vogla.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar sot këto shtëpiza dhe ka theksuar se ky projekt synon arritjen e progresit në punësim dhe mbështetje të ndërmarrjeve të vogla që veprojnë në komunën e Vitisë.