Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka dal sot në teren për të parë nga afër disa punime që po bëhen në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune.
Ai ka vizituar fshatin Vërban për të inspektuar punimet që po bëhen në ndërtimin e trotuarit të këtij fshati.
Haliti ka vizituar vendpunimet parapërgatitore që po bëhen në asfaltimin e dy rrugëve që lidhin fshatin Smirën me Goshicën por edhe vendin në trekëndëshin Viti, Kabash dhe Smirë, konkretisht në afërsi të varrezave të qytetit dhe fshatit Kabash ku kjo komunë po bënë shndërrimin e një hapësire prej deponisë ilegale të mbeturinave në hapësirë gjelbëruese.