Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, bashkë me anëtarët e kryesisë së degës, mirëpritën në takim Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me nënkryetarët znj. Vlora Çitaku dhe z. Uran Ismaili, si dhe me Arben Mustafën.
Në këtë takim u diskutua gjerësisht roli i Partisë Demokratike në zhvillimet e fundit politike në vend, e me theks të veçantë gjendja aktuale në Mitrovicën e Veriut.
Gjithashtu, pikë e veçantë diskutimi ishte edhe situata politike e krijuar rishtazi në Komunën e Gjilanit, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me tashmë ish-partnerin qeverisës LVV-në.
Kryetari Krasniqi, falënderoi drejtorët komunal për performancën e mirë treguar për muajt qeverisës, duke vazhduar ta ritheksojë mbështetjen e pakontestueshme për degën e Gjilanit, dhe rolin kontruktiv të asambleistëve të PDK-së, i cili është treguar konsistent që nga marrja e mandatit të tyre.
“PDK-ja si parti shtetformuese e institucionale, përherë do të vazhdojë të ketë rol konstruktiv sikurse në politikat nacionale, ashtu edhe në ato lokale. PDK dega në Gjilan, do të vazhdojë aktivitetet e saj të parapara ngaherë me qëllim të fuqizimit të saj dhe strukturave të saj”, u tha në këtë takim. /2LONLINE/