Kryetari i PDK-së, dega në Gjilan, Riad Rashiti, së bashku me nënkryetaren Aurorë Osmani Buca dhe kryetarin e Rinisë Demokratike, Qëndrim Qerimi, mirëpritën sot në takim fitueset e medaljeve në Kampionatin Botëror të Karatesë, (u mbajt nga 24-29 tetor në Budapest të Hungarisë), vajzat e qytetit tonë, Vlera Qerimi dhe Fortesa Orana.
Në këtë takim urimi e falënderimi, vajzat kampione shpalosën përvojën e tyre të veçantë e mbresëlënëse në këto gara.
I pari i PDK-së, Rashiti u zotua që përkrahja e PDK-së do të jetë e përhershme kundrejt të rinjve në të gjitha sferat, e në veçanti aty ku përkushtimi e sukseset janë evidente, sikurse në fushën e sportit.
“Padyshim që suksesit të të rinjve tanë ju gëzohemi të gjithë, por kësaj here në një dozë më të madhe ne, sepse aktivistja jonë e RDK-së Vlera solli edhe medaljen. Çikat tona, krenaria jonë”, u shpreh Rashiti. /2LONLINE/