(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka pritur sot udhëheqësit e Ansamblit të këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi”, të cilët I ka uruar për suksesin e arritur në Festivalin e këngës dhe valles çame në Sarandë.
AKV “Kemajl Azizi” javën e kaluar është nderuar me vendin e parë në këtë festival dhe për këtë kryetari Haliti I ka nderuar me mirënjohje për suksesin e treguar.
Haliti ka premtuar se do të mbështes zhvillimin e kulturës dhe sportit, ndërkohë ka uruar udhëheqësit e këtij ansambli për suksese të mëtutjeshme. Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport po mbështet në vazhdimësi këtë ansambël dhe grupet tjera artistike e sportive duke ngjallë jetën kulturore në komunën e Vitisë. /2L ONLINE/