Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, prezanton raportin njëvjeçar të punës. Ky prezantim bëhet në orën 14.00 në Teatrin e Qytetit.
“Ftohen qytetarët e komunës të jenë pjesë e kësaj ngjarje dhe të informohen për arritjet, sfidat dhe planet për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e komunës.
Edhe kryetari Alban Hyseni, ka ftuar sot qytetarët e Komunës së Gjilanit të marrin pjesë në prezantimin e raportit të punës së drejtorive të komunës për këtë mandat.
“Një mundësi për t’u informuar me detaje mbi arritjet, sfidat dhe planet për të ardhmen. Bashkohuni për të mësuar më shumë rreth punës sonë të përbashkët për Gjilanin që duam”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/